Categories
Lajme

Dikur simpatizante e flaktë e PD-së, sot Çiljeta ndryshon qëndrim. Ja çfarë i thotë Veliajt

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u shfaq këtë të hënë krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë një takimi me të rinjtë e Kavajës, këngëtarja tha se e mirëkuptonte habinë për praninë e saj në këtë takim, por sqaroi se Veliaj është nga ata njerëz që di si t’ia fitojë zemrën rinisë.

“Ndoshta shumë habiten që më shohin sot këtu, por unë di të them vetëm dy fjalë, që lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ke fituar zemrën dhe mua. Sepse përtej pjesës partiake si politikan ,ai mbi të gjitha di të jetë njeri me një zemër shumë të madhe, të paktën mesa e kam njohur unë kohët e fundit nga afër”.

Një këshillë, këngëtarja e kishte dhe për të rinjtë.

“Unë sot jam këtu si Çiljeta, si artiste, sot tek ju shoh veten time para shumë vitesh, kur kisha plot ëndrra dhe pasione, kështu që ajo këshillë që unë do t’ju jepja ishte që vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do të zgjojë çdo gjë, që ju t’i shkoni ëndrrës tuaj deri në fund.”

Mbështetëse e Partisë Demokratike prej vitit 2009, Çiljeta u largua nga radhët e kësaj force politike pak kohë më parë./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *