Një episod vërtet i pabesueshëm ka ndodhur në Barcelona-Huesca.
Miqtë kanë ngushtuar diferencën e golave në 2-1 në fundin e pjesës së parë me anë të sulmuesit Mir.
Ky i fundit ka shënuar nga penalltia, por akordimi i saj ishte mjaft i çuditshëm, pasi nga pamjet duket që topi ka kaluar dhe Ter Stegen nuk e prek sulmuesin.