Categories
Lajme

Laporta “hedh karremin” për të mbajtur Messin! Plani i presidentit lidhet me Premier League

Joan Laporta nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën si president i Barcelonës, por ai tashmë ka mbyllur dy goditje të mëdha në merkato për një transferim falas.

Sipas informacionit nga As, numri një i ri i klubit blaugrana, pasi ka gjetur një marrëveshje me Eric Garcia, është i sigurt se do të nënshkruajë edhe Sergio Aguero, i cili do të lirohet nga Manchester City në qershor.

Ardhja e mundshme e Kun është një sinjal i qartë edhe ndaj Lionel Messi, i cili mund të rinovojë gjithashtu i shtyrë nga prania në ekipin e një miku të madh.

Dhe nuk do të kishte asnjë ndikim në planet e Barcelonas për Erling Braut Haaland, gur themeli i planeve të Laporta për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *