Categories
Lajme

Pas disa ditësh në trajtim intensiv, nëna shqiptare mposht Covidin dhe sheh për herë të parë foshnjën e saj

Nuk kanë qenë të pakta rastet e gjendjes së rënduar pas infektimit me Covid, tek moshat e reja, si edhe tek gratë shtatzënë. Situata bëhet edhe më e komplikuar kur bëhet fjalë për të shpëtuar dy jetë.

Fabiola quhet nëna e cila pas disa ditësh qëndrimi në trajtim intensiv, sot takoi për herë të herë të parë foshnjën e saj Najla. Ato ishin të sëmura rëndë për shkak të koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar videon, me momentin kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjën e saj pas lindjes dhe tregon ndërhyrjet delikate të kryera nga mjekët e maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe QSUT, për të cilët thotë se ndihet krenare: ‘Për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë’.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, Fabiola dhe Najla luftuan deri në fund dhe e fituan përballjen e vështirë me #covid19.

Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj.

#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë

#RESPEKT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *