Categories
Lajme

“Talent në matematikë”, Era, nxënësja shqiptare pranohet në një nga universitetet më të mira në botë

Nxënësja shqiptare nga Kosova Era Syla, është pranuar në njërin ndër universitetet më të mira të botës, MIT-Massachusetts Institute of Technology.

Lajmin e ka bërë me Shoqata e Matematikanëve të Kosovës. Era më parë ka fituar edhe Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza -EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO.

“Ky sukses i Erës para së gjithash është rezultat i talentit të saj për matematikë dhe i punës e përkushtimit të saj të palodhshme. Rikujtojmë se nxënësja Era Syla ka fituar Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë kështu fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMO”, thuhet në një njoftim të kësaj shoqate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *