Categories
Lajme

Dy vjeçari vuan nga sindroma e rrallë, s’mund të hajë më shumë se 5 fasule në vakt

Jo ëmbëlsira, jo qumësht, jo vezë, jo mish. Për Oliver Simpson, proteinat janë një problem shumë i madh, deri në atë pikë sa nuk duhet të hajë më shumë se 5 fasule në vakt.

Djali është vetëm dy vjeç e gjysmë, por i është dashur t’i nënshtrohet një diete mjaft strikte. Ai duhet të konsumojë vetëm 6 gram proteina në ditë, duke përjashtuar ushqimet si mishi, peshku, arrat, qumshti, vezët apo edhe kosi.

Gjithçka vjen si pasojë e betejës që i vogli ka nisur me një çrregullim të njohur si phenylketonuria, i cili ndalon trupin të përpunojë sasi normale proteinash. E njohur edhe si PKU, phenylketonuria është një çrregullim i rrallë, i cili prek rreth 50 mijë persona në botë. Më konkretisht, Oliveri i vogël nuk arrin të shpërbëjë phenylalanine-n, që është një amino-acid, i cili ndodhet me shumicë në ushqimet e pasura me proteina.

Nëse trupi i tij nuk arrin të shpërbëjë amino acidin e sipërpërmendur, pasojat mund të jenë mjaft të rënda. Niveli i Phenylalanine mund të rritet shumë shpejt në gjakun e djaloshit, duke shkaktuar tumore, dëmtime të trurit, por edhe keqformime e keqzhvillime të shëndetit mendor. Ushqyerja e tij normale është vetmë 5 fasule në vakt, në mënyrë që të mos ketë probleme në të ardhme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *