Categories
Lajme

Goli spektakolar i Messit luan mendsh komentatorin e njohur. Reagimi i tij është EPIK (video)

Komentatori i famshëm Ray Gudson ka mbetur i mahnitur nga goli që Lionel Messi i shënoi mbrëmë Huescas.

Ylli argjentinas e hapi llogarinë e golave për Barcelonën në Camp Nou në stilin siç di ta bëjë vetëm ai.

Lojtari 33-vjeçar e la mbrapa mbrojtësin Jorge Pulido, për të lëshuar më pas një goditje të ‘çmendur’ në portën kundërshtare.

Andres Fernandez ishte i pafuqishëm që të ndalte goditjen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, pasi topi godit shtyllën horizontale.

Perla e Messit e mahniti edhe komentatorin Hudson, që nuk mund t’iu besonte syve të tij se çfarë pa në atë moment, e që videoja më poshtë flet më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *