Categories
Lajme

Kanë kaluar 50 ditë nga nisa e punimeve, ja si duket nga brenda spitali i ri i Fierit

Rreth 50 ditë nga nisja e punimeve, ka nisur të marrë formë spitali rajonal i Fierit, një dhuratë nga qeveria turke.

Kryeministri Rama ka publikuar disa foto të tjera nga kjo vepër e rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor, ku shihet se sa kanë avancuar punimet brenda godinës.

Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate.

Në Turqi gjatë janarit, Erdogan i premtoi Ramës se spitali përfundon brenda 3 muajsh, ose më saktë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *