Categories
Lajme

Ky është vendi që ka ylberët më të bukur në planet, ja ku gjendet

Ka një vend në Tokë që mund të konsiderohet si vendi i magjisë dhe mrekullisë së ylberëve – dhe shkenca e vërteton këtë.

Steven Businger, një shkencëtar atmosferik, publikoi një stubim se pse Hawaii është vendi me ylberët më të mrekullueshëm në planet. “Rëndësia kulturore e ylberëve pasqyrohet në gjuhën e Hawaii-t”, thotë autori, shkencëtar atmosferik në Universitetin në Manoa, “e cila ka shumë fjalë dhe fraza për të përshkruar larminë e tyre.”

Përbërësit kryesorë për ylberët janë shiu dhe rrezet e diellit. Për ta përmbledhur procesin shkurtimisht, drita hyn në një pikë uji, reflekton nga brendësia e pikës së përmendur, përkulet ndërsa kalon nga ajri në ujin më të dendur, ndahet në gjatësi vale përbërëse, që shfaqen si ngjyra të ndryshme dhe voila: një ylber.

Vendndodhja e Hawaii-t në Paqësorin subtropikal do të thotë se modeli i përgjithshëm i motit është i dominuar nga erërat, rreshje të shpeshta shiu dhe qiej të pastër – kushtet e përsosura për formimin e ylberit.

Në punimin e tij, Businger përshkruan edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në krijimin e ylberëve më të bukur në planet. Për shkak të largësisë së ishujve, ajri është jashtëzakonisht i pastër dhe pa ndotje, pluhur kontinental dhe polen. Ky është një tjetër faktor që kontribuon në spektrin e plotë të ngjyrave.

Hawaii në të vërtetë njihet si shteti i ylberit. Në mitologjinë tradicionale, ylberët janë një element domethënës. Në punimin e Businger, analizohet se si ylberët janë bërë një pjesë kaq e rëndësishme e kulturës në Hawaii.

Burimi: Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *