Categories
Lajme

Përforcimi më i ri i Shqipërisë/ Lë Dardanët dhe zgjedh të përfaqësojë kuqezinjtë

Hajdin Salihu është prurja më e re e Kombëtares së Shqipërisë U21. Ka qenë klubi i tij, Lokomotiva e Zagrebit që ka konfirmuar lajmin, me futbollistin që më herët kishte qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës.

Mbrojtësi 19 vjeçar debutoi në fundjavë në humbjen e skuadrës së tij, teksa klubi e lavdëroi publikisht për performancën në fushë në ndeshjen e parë. Tanimë 19 vjeçari që është I gjatë 1.84 m ka marrë një ftesë nga kuqezinjtë e Alban Bushit duke qenë i përzgjedhur për ndeshjet e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *