Categories
Lajme

Aktorja shqiptare bëhet deputete: Shpresoj për një të ardhme të ndritur

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, fitoi votat dhe u zgjodh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot, ajo ka publikuar një fotografi teksa ka treguar se është regjistruar si deputete dhe në të njëjtën kohë ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

“Për herë të parë u regjistrova si deputete e Kuvendit te Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara e suksese në të gjitha iniciativat!”, ka shkruar Matoshi.

Aktorja mori 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, të zhvilluara në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *