Categories
Lajme

Koeman nuk e ka fare qejf, ky do të jetë lojtari i parë që do largohet nga Barcelona në verë

Junior Firpo i ka të gjithë shanset për ta lënë Barcelonën në fund të sezonit. Mbrojtësi i majtë nuk është pjesë e planeve të trajnerit Koeman dhe klubi po kërkon një zëvendësues për të. Në të njëjtën kohë, katalanasit janë në kërkim të një klubi të interesuar, që të përmbushë kërkesat e tyre.

Një nga më të interesuarit për të blerë kartonin e lojtarit në fjalë është Napoli. Skuadra italiane dëshiron ta huazojë fillimisht, me mundësinë për të blerë dy sezonet e ardhshme. Te Barça nuk janë për këtë lloj operacioni, pasi preferojnë të depozitojnë para sa më shpejt të jetë e mundur. Çmimi i Junior në treg do të ishte 20 milionë euro. Në Premier League janë disa skuadra, që mund të futen në këtë “ankand” gjatë verës së ardhshme.

Interesimi i Napolit për Junior Firpo nuk është i ri, pasi qysh verën e kaluar ka bërë përpjekje për ta rekrutuar atë. Në atë kohë pozicioni i Barça ishte i ngjashëm me atë aktual, nuk pranoi huazim, por vetëm shitje dhe depozitim të parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *