Categories
Lajme

Ky është çifti nga Librazhdi që falsifikonte lekët

Shtatë persona shkuan sot pas hekurave me akuzën e falsifikimit të lekëve. Dy nga të arrestuarit janë nga Librazhdi, Bardhi Meçe 56 vjeç me bashkëshorten e tij I. Hysa 32 vjeçe. ABC ka siguruar foton e çiftit nga Librazhdi.

Të arrestuarit e tjerë janë A. V., 50 vjeç, banues në Fier, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin të arrestuarit hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete, të cilat i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *