Categories
Lajme

Po planifikoni të mbeteni shtatzënë? Pyetja në formular që po turbullon mësueset

Prej ditësh ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve në vend. Ndërkohë që fushata vijon në shumë qytete po haset një refuzim në masë i mësuesve.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se në Lezhë janë rreth 70 mësues që kanë plotësuar formularin, por numri i të vaksinuarve është shumë më i ulët.

Vaksina AstraZeneca është kontestuar nga shumë shtete dhe duket se është një element shtesë pasigurie që i detyron mësuesit të refuzojnë vaksinën.

Megjithatë, nga ana tjetër janë edhe disa pyetje në formular që kanë sjellë hezitimin e kryesisht mësueseve, si p.sh pyetja: A jeni shtatzënë? A planifikoni të mbeteni shtatzënë?

Këto pyetje të formularit i kanë vënë në dilemë mësueset lidhur me vendimin e tyre për të bërë ose jo vaksinën, ndërsa do të ishte e nevojshme një sqarim të plotë nga ana e autoriteteve. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *