Categories
Lajme

Barcelona i ‘gëzohet’ eliminimit të Suarezit nga Liga e Kampionëve

Luis Suarez është eliminuar nga Liga e Kampionëve me Atletico Madridin, pas humbjes 3-0 me rezultat të përgjithshëm nga Chelsea.

Luis Suarez ka ‘dështuar’ me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, pasi nuk ka shënuar asnjë gol të vetëm këtë edicion.

Los Colchoneros kanë mbetur në garë vetëm për titullin e La Ligas, pasi janë eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe së fundmi nga Liga e Kampionëve.

Këtij eliminimi i është gëzuar klubi i Barcelonës, të cilët tani nuk kanë nevojë të paguajnë 2 milionë euro për Suarezin.

Kjo ka qenë e përfshirë në marrëveshjen midis klubeve, si bonus që duhej të paguante Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *