Categories
Lajme

“Kam qarë aq shumë, sa s’më kanë mbetur më lot”, familja shqiptare në SHBA rrezikon dëbimin

Ka nisur numërimi mbrapsht për një familje shqiptare që jeton në Larchmont të SHBA-ve, teksa po përballen me dëbimin.

“Eyewitness News”, raporton se Arjeta Kackini, burri i saj dhe dy vajzat e tyre, të cilat kanë lindur në Shtetet e Bashkuara kanë jetuar në Larchmont për gati 7 vjet.

“Ne nuk po kërkojmë të bëhemi shtetas të SHBA dhe të na japin pasaportën amerikane. Ne thjesht po kërkojmë të na lejojnë të qëndrojmë këtu legalisht ashtu si kemi qëndruar vitet e kaluara”, tha Kackini.

Arjeta erdhi në SHBA në vitin 2014 me një vizë studentore për të fituar përfunduar masterin. Burri i saj filloi një biznes që i lejoi ata të qëndronin përmes një vize investitori të rinovuar çdo dy vjet.

Çështja u ngrit si problem kurçifti u kthye nga një vizitë në Shqipëri, pasi kishin shkuar të rinovonin pasaportat e tyre që skadonin për gjashtë muaj.

Në prill të 2020-s ata rinovuan pasaportat, por nuk e kuptuan që data e përfundimit të vizës ishte ndryshuar gjithashtu në atë datë të muajit Prill.

Çifti ka aplikuar për zgjatje të lejes së qëndrimit, por Shërbimi i Qytetarëve dhe Imigracionit të SHBA-së nuk e konsideron problemin si të ndodhur në “rrethana të jashtëzakonshme”. Si e tillë, kërkesa për zgjatje nuk mund të miratohet.

“Kam qarë aq shumë, saqë s’më kanë mbetur më lot. Unë kam provuar ta bëj gjithçka legalisht”, tha Kackini.

Familja po u bën thirrje ligjvënësve vendas dhe komunitetit, por po përballet me një urdhër për të lënë vendin deri në 21 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *