Categories
Lajme

Nëse dikush vjedh bukën e gojës, fajtor nuk është vetëm vjedhësi, por…

I dyshuari ishte një djalë 15 vjeçar Meksikan. Ai ishte kapur nga policia duke vjedhur në një ushqimore. Gjyqtari dëgjoi akuzat dhe pyeti djalin:

Gjyqtari: A është e vërtetë që ke vjedhur diçka?
Djali: Po, bukë dhe djathë.

Gjyqtari: Pse?
Djali: Sepse kisha nevojë.

Gjyqtari: Mund ti kishe blerë.
Djali: S’kisha lek.

Gjyqtari: Mund ti kishe kërkuar lek familjes tënde?
Djali: Në shtëpi kam vetëm mamin. Ajo është e sëmurë dhe e papunë. Për të i vodha bukën dhe djathin.

Gjyqtari: Pse nuk gjen një punë?
Djali: Punoja në një lavazh makinash. Nuk shkova një ditë në punë sepse më duhej të kujdesesha për mamin e sëmurë dhe për shkak të kësaj, ata më hoqën nga puna.

Gjyqtari: Mund të kishe kërkuar ndihmë.
Djali: Kisha gjithë që në mëngjes që kërkoja ndihmë, por askush nuk më ndihmoi.

Pas kësaj, gjyqtari u tërhoq për të marë vendimin dhe shpalli:

“Vjedhja e bukës është një krim i shëmtuar, dhe të gjithë ne jemi përgjegjës për këtë krim. Të gjithë të pranishmit në këtë sallë janë fajtorë, përfshi mua. Urdhëroj një gjobë prej 10 dollarësh për secilin nga ju këtu, përfshi mua. Po, askush nuk mund të dalë nga kjo sallë pa paguar 10 dollarë.”

Me të thënë këto fjalë, gjyqtari nxori nga portofoli i tij 10 dollarë dhe i la mbi tavolinë. Më pas vijoi:

“Gjithashtu, gjykata vendos që administratori i ushqimores të gjobitet me 1000 dollarë, për shkak se ka trajtuar një fëmijë të uritur si kafshë duke ia dorëzuar më pas policisë. Dyqani duhet të paguajë gjobën brenda 24 orëve, në të kundërt urdhëroj mbylljen e tij.”

Fjalët e fundit të gjykatësit ishin: “Gjykata i kërkon falje djaloshit duke paguar të hollat që do të mblidhen nga gjobitja e të pranishmëve dhe menaxherit të dyqanit.”

Ai u largua i përlotur dhe të gjithë të pranishmit u prekën përfshi adoleshentin e akuzuar.

Mësimi:

Më thoni, a janë gati gjykatat tona të marin vendime të tilla? Nuk besoj. Nëse dikush vjedh bukën e gojës, fajtor nuk është vetëm vjedhësi, por edhe institucionet dhe e gjithë shoqëria që për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *