Categories
Lajme

Rama i puth dorën 111-vjeçares në Shkodër: Kjo e paska mendjen… (video)

Zenepja është një 11-vjeçare nga Shkodra që ka marrë vaksinën kundër COVID. Kreu i qeverisë Edi Rama ishte ditën e sotme në shtëpinë e saj.

Rama hoqi maskën duke deklaruar se të dy e kanë bërë tashmë vaksinën. Kreu i qeverisë me batutë u shpreh se 111-vjeçarja i duket si të lindë ai sërish dhe të bëhet edhe njëherë kaq sa është sot.

“E kemi bërë të dy vaksinën. Po e heq maskën. E fortë është ee?! Unë nuk të njihsha, por kur pashë që doje me më takuar, erdha. 111 vjeç hyn për 112.

Domethënë ti je si me lind unë prapë sot dhe me u bë edhe njëherë kaq. Ne të rinjtë nuk dorëzohemi ne këtu. Mendja top ee. Mos se u lodhur t’u fol. Të jesh mirë. Edhe unë u kënaqa”, tha Rama dhe u largua duke i puthur duart dhe ballin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *