Categories
Lajme

Sali Berisha e zbulon: E kam kaluar koronavirusin, por ja pse nuk e bëra publike. Përdora vetëm dy gjëra

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur ditën e sotme në një intervistë televizive se pak kohë më parë ka kaluar COVID-19.

I pyetur nga gazetarja se si e ka kaluar virusin Berisha ka treguar se e ka kaluar në formë të lehtë dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe temperaturë. Teksa ka treguar gjithashtu se është trajtuar me antiviral dhe Remdesivir.

Gjithashtu Berisha ka bërë apel që të gjithë të zbatojnë karantinën, pasi sipas tij është mënyra më e mirë për të eleminuar përhapjen e Covid.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë. Edhe po të më ofrojë nuk do e bëj. Vaksinën do e bëj kur të vijë grupmosha 76 vjeçare më 15 tetor, para kësaj date dhe moshe nuk do të bëj vaksinë. Kam përdorur mjetet më të zakonshme si në çdo rrufë dhe për pesë ditë kam përdorur Remdisiver dhe anti viral, pasi mjeku më tha se do të shkurtojë kohën. Unë e kalova në formën më të lehtë”, ka thënë Berisha në ABCNews./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *