Categories
Lajme

Tani e shohim çdo të dielë përkrah Arditit, por ja cila është puna e parë që ka bërë në Tiranë braziliania Andresa

Në emisionin “Historia ime”, viti 2019 dhe muajt e parë të vitit 2020 u shoqëruan me zhvillime globale që përcaktuan dhe problematika të ndryshme për të rinjtë në Shqipëri. Përveç gjetjeve kritike që u analizuan gjatë vitit 2019, viti 2020 solli një situatë të re dhe të rënduar përsa i përket sfidave me të cilat përballen të rinjtë si punësimi, arsimimi, migrimi etj.

Edhe pse gjashtë muajt e parë të vitit 2020 kufijtë e Shqipërisë qëndruan pjesërisht të mbyllur, në dhjetë vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja. Shqipëria vazhdon të ketë një numër tepër të lartë të të rinjve që largohen jashtë për një jetë më të mirë. Ndërsa studime ndërkombëtare, tregojnë se ritmet e ikjes së të rinjve nga vendi ynë janë të larta, duke e detyruar Shqipërinë të shpopullohet tërësisht brenda 70 viteve të ardhshme.

Për të folur rreth kësaj teme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë i ftuar një panel i larmishëm. Ka qenë Andresa Ambrosio e cila prej 11 vitesh jeton në Shqipëri dhe e shohim çdo të diel në emisionin “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan. E ftuar tjetër ka qenë Ilirjana Ferati, studente e infermierisë në Universitetin e Durrësit, Mikalea Ceronga, studente infermiere, Flugena Fusha, menaxhere në sektorin e hoteleri- turizmit dhe autorja e një programi Iva Mera.

Moderatorja e njohur Mirela Milori e ka pyetur Andresën si ishte për të fillimi i jetës në Shqipëri dhe pse erdhi.

Mirela Milori: Ke 11 vite në Shqipëri, kur erdhe në fillim, mendoje që do qëndroje kaq gjatë? Kur erdhe në Shqipëri?

Andresa Ambrosio: Kam ardhur në vitin 2009. Përshtypja ime e parë ishte dimër, natë, dhe shi. Ishte shumë ndryshe me Brazilin, vend tropikal, ngrohtë. Të gjithë këtu flasin keq për Shqipërinë e unë kisha frikë. Por kur ecja në rrugë, xhiro nga Blloku dhe thoja sa lehtë Shqipëria. Ecja në rrugë, në diskoteka, pub-e, në shkolla, ndërsa gruaja në Brazil ka probleme kur ecën vete gjatë natës. Këtu njerëzit respektohen, respektohen turistët edhe lëkurën time. Më pëlqen, unë nuk kam asnjë fjalë të keqe për Shqipërinë.

Mirela Milori: Ne të duam, na ke hyrë në shtëpi çdo të diel dhe me thënë të drejtën na je bërë si pjesë e shtëpisë sepse na i ngroh shtëpinë.

Andresa Ambrosio: Zemra e Shqipërisë është e ngrohtë. Brazili është shtëpia ime sepse jam lindur aty, ndërsa Tirana është shtëpia ime sepse unë dua të qëndroj këtu.

Mirela Milori: Cili është motivi i vërtetë që ke qëndruar në Shqipëri?

Andresa Ambrosio: Puna.

Mirela Milori: Puna me të Dielën, me Arditin?

Andresa Ambrosio: Jo, jo. Erdha me kontratë për balerinë, për të kërcyer nëpër restorante, pastaj një restoranti nuk i pëlqeu idea dhe u mbyll. Në këto momente unë flas me partnerin tim dhe më tha nuk do ikësh në Brazil sepse është shumë larg, ik në Itali ose rri këtu, e kjo ishte një risk.

Mirela Milori: Paske qëndruar për dashuri dhe jo për punë.

Andresa Ambrosio: Punë vetëm 1 muaj, pastaj dashuri. Dashuria me Arditin vjen 3 muaj pasi qëndrova këtu. Anila Gjebrea foli me mua dhe më ftoi për 1 ditë që të kërceja në hapjen e sezonit për 10 minuta.

Mirela Milori: Pra ty të ftuan të kërceje 10 minuta vetëm në hapjen e një sezoni televiziv, një ditë kërceve sambën tënde dhe ike, kaq.

Andresa Ambrosio: Po, në studio Arditit i pëlqeu idea dhe më vjen propozimi për punë, pranova dhe funksionoi. Jam 11 vite me Arditin, 11 vite në Shqipëri dhe 11 vite me partnerin.

Mirela Milori: Domethënë Shqipëria ka qenë fati jot?

Andresa Ambrosio: Po/TVklan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *