Pak kohë më parë në emisionin BOOM u transmetua rasti i Orgitos, djalit 13-vjeçar që prej shume vitesh jeton në karrocë me rrota.
Menjëherë pas bërjes publike të këtij rasti, drejtoresha e Spitalit Ortomedica në Prizren, Donjetë Ahmetaj, ka kontaktuar familjen për t’i dhënë lajmin e mire se ky spital do të marrë përsipër operacionin e djalit.
Jo vetëm kaq, por ky spital do të ofronte për Orgiton disa muaj fizioterapi falas.
Drejtoresha e Ortomedica: Do të preket 18 muskuj dhe në disa kocka. Të gjithë do të bëhen në një seancë. Do të qëndrojë 6 javë në allci, pastaj do të bëjë një fizioterapi për 1 muaj dy herë në ditë.
Mamaja: Mjeku i ka dhënë shumë shpresa. Ai na ka dhënë shpresë që do të bëhet i zoti i vetës dhe do të ecë. I thash djalit që do të ngrihet në këmbë, ai e puthi nga duart doktorin.
Mjeku: Unë besoj se zoti është gjithmonë pranë fëmijëve dhe Orgito si një djalë i pafajshëm do të fitojë atë që meriton dhe do ta shohim në këmbë.
Kanë kaluar katër muaj dhe ëndrra e prindërve te Orgitos që të shihnin djalin të ecte u bë realitet.
Pas operacionit të suksesshëm dhe fizioterapisë intensive për disa muaj rresht 13-vjeçari nga Fieri ka filluar të hedhë hapat e parë. /Ora News