Categories
Lajme

“Neymar dhe Messi mund të ribashkohen, por jo në PSG”

Ish-agjenti i futbollistit brazilian Neymar, Andre Cury është shprehur se Messi dhe ish-klienti i tij mund të ribashkohen sërish, por jo në ekipin francez, Paris Saint-Germain.

Messit i përfundon kontrata me katalunasit në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka diçka konkrete rreth të ardhmes së tij.

Megjithatë, Cury është shprehur se Messi dhe Neymari mund të bashkohen sërish vetëm në Barcelonë.

“Laporta është person i vetëm që mund të bashkojë Messin dhe Neymarin. Messi nuk do të largohet dhe ai ka vendosur që të mbarojë karrierën e tij te Barcelona. Nëse Neymar luan përsëri me Messin do të ndodh vetëm te Barcelona”, u shpreh ai.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Messit në përfundim të këtij edicioni.

Sa i përket Neymarit, ai aktualisht është i lumtur në “Parc Des Princes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *