Categories
Këshilla

“Jam gjithë kohës e lodhur”, pse shumë njerëz nuk gjejnë motivim për asgjë

“Jam i/e lodhur çdo mëngjes. Disi e shtyej në punë, të cilën e kryej në mënyrë të rregullt dhe me përpikmëri. Ngutem për të ardhur në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u shtrirë. E di që duhet të lëviz, por mendoj se nuk mundem, nuk mundem! Kur e ndiej fuqinë, atëherë ndihem sikur nuk jam këtu dhe nuk mund të lidhem me asgjë. Unë nuk jam i trishtuar, vetëm se… sikur të jem nën anestezion”.

Me këto fjalë, një numër i madh i klientëve përshkruajnë funksionimin e tyre. Duke i kushtuar vëmendje kam kuptuar se shumë njerëz kalojnë jetën e tyre në këtë mënyrë. Në shikim të parë, kjo tingëllon si një formë depresioni apo një krize identiteti, deri sa nuk futemi tek të dhënat biografike. Nëse një person ka pasur një periudhë të zgjatur stresuese në punë, në shtëpi, në një lidhje në një marrëdhënie narcistike, është shumë e mundur që ka mobilizuar forcat dhe ka ardhur deri te lodhja rraskapitëse, në dy kuptime, atë fizike dhe mendore. Në këtë rast, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis lodhjes emocionale dhe depresionit në mënyrë që të merret ndihma e duhur.

Lodhja emocionale paraqet një gjendje psikologjike, në të cilën një person përjeton ndjenja frustrimi,ndjenja të pafuqisë, shpresës së pakët dhe motivimit të ulët. Shkaku më i zakonshëm është sasia mjaft e madhe e stresit, dhe si pasojë mund te fitohet sindromi i djegies apo “Burnout”. Simptomat më të zakonshme të lodhjes emocionale janë:
“Humori pesimist ose nervoz(irritues)”

Një humor pesimist mund të shoqërohet nga ankthi, nervozizmi, përgjithësisht reagime në një shkallë më të vogël nga mjedisi. Kjo shpesh lidhet me gjumin, domethënë me mungesën e tij. Personi shpesh ka probleme me pagjumësinë, zakonisht ka probleme të fle, ose shpesh ka një gjumë të pandërprerë për një kohë të gjatë. Meqenëse mungesa e gjumit çon në nervozizëm, gjendja ekzistuese e nervozizmit vetëm sa rritet. Për shkak të kësaj, një person është shpesh i zemëruar, prandaj ky zemërim duhet të jetë një alarm për t’u marrë me te. Me këtë rast, shpesh mund të ndodhë që kontaktet sociale zvogëlohen, gjë që rrjedhimisht çon në izolimin e personit dhe në vështirësinë e rikthimit të gjendjes në humor të mirë.

Tjetër simptomë është edhe “Ndjenja e tjetërsimit dhe shkyçjes me mjedisin dhe veten”. Shpesh, një person mund të ndiejë se nuk mund të lidhet me ndjenjat e tij, sikur të mos ketë asgjë atje dhe ka një ndjenjë të mospërkatësisë ose vëzhguesit. Në situatat sociale, vetëm një obligim shoqëror plotësohet, por sikur pa marrë pjesë realisht në të. Për shembull, ne e dimë se ne duhet të paraqitemi në dasmën e dikujt dhe ne dimë se çfarë duhet të bëjmë, ndonjëherë duhet të buzëqeshim, por nuk ndihemi si ne në atë vend dhe as nuk mund të ndjejmë ndonjë emocion brenda vetes.

“Sindromi i Amotivimit” është simptoma kur ndjejmë mungesë të motivimit për ndonjë gjë, ndonjëherë edhe aktivitete të thjeshta na shkaktojnë lodhje të madhe. Një person i lodhur emocionalisht po ashtu “Përjeton pavlefshmërinë dhe dështimin”, kur mendon se gjithçka që ka punuar është kot, asgjë e re nuk mund të riprodhohet dhe ekzistenca e saj është e mjerueshme. Ka gjithashtu krahasime të shpeshta me njerëzit e tjerë dhe arritjet e tyre, gjë që çon në vetëvlerësim të ulët.

Në një gjendje të lodhjes emocionale, kapacitetet njohëse dhe emocionale janë të rraskapitura dhe paraqiten “Problemet me përqendrimin dhe kujtesën”, prandaj të gjitha proceset e tjera janë më të vështira. Ngjarjet e përditshme harrohen, ku ishim, me kë, çfarë bëmë , p.sh siç janë detyrimet e përditshme.

Trupi ynë fizik është në lidhje të thellë me aparatin psikik dhe të gjitha ndryshimet që ndodhin në njërin ndikojnë anasjelltas dhe përjetojnë “Lodhje fizike”. Për shembull, nëse keni krijuar një stërvitje të re ose plan diete, do të prisni që ju t’i ndjeni ndryshimet edhe në trupin tuaj por edhe në aspektin psikik.Është gjithashtu e mjaftueshme që nëse për një kohë të gjatë jemi të pakënaqur,trupi ynë do te fillojë të vuajë dhe ne do të jemi të ndjeshëm ndaj infeksioneve, na ulet oreksi, prishet gjumi,bien dëshirat seksuale, e shumë shqetësime tjera.

Pse ndodh kjo? Lodhja emocionale ndodh kryesisht si një përpjekje ose si rezultat i djegies dhe mobilizimit të të gjitha forcave të trupit psikik dhe fizik. Psikika dhe trupi ynë, edhe pse të qëndrueshëm, kanë kapacitete të caktuara dhe për të funksionuar mirë, këto kapacitete duhet të rinovohen dhe të respektohen kufinjtë personalë. Më shpesh Burnout sindroma ndodh kur kufinjtë personalë nuk respektohen: për shembull, në një marrëdhëniet emocionale, ku ne kemi qenë të fokusuar te partneri dhe vetëm kemi dhënë duke mos marrë aq sa kemi nevojë, në biznes, ku kemi lënë pas dore veten dhe nevojat tona, por jemi marrë vetëm me projekte dhe punën, pra vetëm në arritje në përgjithësi. Për shkak të mosbalancimit në atë që kemi dhënë dhe asaj që duhet marrë, bëhet fjalë për rraskapitje.

Çfarë duhet të bëni? Çdo simptomë që na paraqitet, na thotë se diçka po ndodh. Lodhja emocionale nuk ndodh brenda natës … Ajo zakonisht fillon ngadalë, por personi mohon simptomat. “Unë mund ta bëj këtë”, “Oh, kjo nuk është asgjë” Dhe arsyetime të ngjashme me të cilat gënjejmë veten që të mund të vazhdojmë të jetojmë në matricën tonë të cilën e kemi krijuar vetë ne. Kur ne nuk i përgjigjemi sinjalit të parë, e pavetëdijshmja jonë do të na dërgojë një sinjal më të fortë, dhe nëse as në këtë sinjal nuk reagojmë, atëherë do të na shkundë përmes disa simptomave: si kurthe deri në sulme të papritura paniku të cilat mund të jenë edhe “dramatike”, sindroma amotivimit… pra,diçka që nuk do të mund ta injorojmë më dhe në fund duhet patjetër të marrim masa për veten.

Para së gjithash, është i mirë konsultimi me një profesionist psikolog. Derisa të ndodhë kjo, është mirë të bëni një listë të nevojave dhe dëshirave tuaja. Filloni nga më të thjeshtat. Nëse nuk e keni dëshirën tani, mbani mend çka keni kërkuar dikur. Nëse çdo gjë shkon keq, përpiqu të dëgjosh trupin tënd. Çka ka nevojë? Pyet veten me ndershmëri. Ndërpreni marrëdhëniet toksike, njerëzit toksikë dhe veprimet toksike, veprimet vetë-shkatërruese nga jeta juaj. Kujtohuni çfarë u jepni të tjerëve dhe çfarë jepni vetes.. Filloni të flisni për ndjenjat tuaja. Njeriu është qenie që do shkëmbim. Mësoni të flisni për veten tuaj. Ndonjëherë duket se njerëzit duke iu shmangur nevojave të tyre shmangin përballjen me atë që duan dhe me atë se si është jeta e tyre. Prapëseprapë, nëse duam apo nuk duam ne, e vërteta gjithmonë e gjen rrugën e vet. Prandaj bëjeni këtë rruge më të lehtë, përmes bashkëpunimit me psikologun tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *