Categories
Lajme

Keni probleme me barkun, strijat apo rudhat e syve? Do ndryshoni direkt mendim pasi të lexoni mesazhin e Bebe Rexha

Bebe Rexha është ndër ato yje të muzikës që nuk e ka problem ta shfaqë veten siç është, me gjithë imperfeksionet e saj në rrjetet sociale. Madje ka qenë disa herë nxitëse e kauzave që mbështesin të pranuarit dhe të dashurit të vetes siç je.

Ajo ka postuar një video në të cilën thotë se është e neveritur nga fotoshopi dhe tregon me detaje barkun që nuk e ka të sheshtë, strijat, rrudhat dhe rrathët tek sytë dhe padyshim që mesazhi tek ato që e ndjekin është: Thjesht mos u kompleksoni! Ndjekësit e kanë pëlqyer dhe e kanë komentuar shumë pozitivisht mesazhin e Bebes sepse perfeksioni nuk sjell lumturinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *