Categories
Lajme

Laporta fillon punën fuqishëm, kontakton Raiolan për lojtarin që po e duan të gjithë

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka fillur menjëherë punën që ta rikthej klubin në majat e futbollit.

Sipas mediumit “Sport”, Laporta gjatë ditës së djeshme ka kontaktuar me agjentin e njohur, Mino Raiola.

Laporta e ka pyetur Raiolan në lidhje me një transferim të mundshëm të super sulmuesit të Dortmund, Erling Haaland.

Siç raporton mediumi spanjoll, Raiola i ka thënë Laportas se transferimi është i vështirë por i mundshëm.

Pas largimit të Luis Suarez, Barcelona po vuan për një sulmues që luan në pozitën 9.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *