Categories
Lajme

Momenti kur ajo ecën për herë të parë. Dashuria e nënës ngre në këmbë fëmijën që ishte me para.lizë cereb.rale.

Një video që të ngroh zemrën tregon momentin kur një vajzë 10-vjeçare me pa.rali.zë ce.reb.rale eci vetë për herë të parë. Birkley Logan, një paciente me p.arali.zë ce.rebr.ale që jeton në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani mund të ecë pa ndihmë falë mbështetjes së pakushtëzuar të nënës së saj Tamra, e cila beson pafundësisht në potencialin e madh të vajzës së saj, njofton TRT.

Birkley e ka kaluar shumicën e jetës së saj duke u zvarritur ose duke ecur në gjunjë me “atlete gjunjësh” të prodhuara nga nëna e saj,por ajo ka marrë fizioterapi për vite të tëra me shpresë që një ditë të jetë në gjendje të ecë vetë mbi këmbët e saj.

Tani vajza me pa.ral.izë cere.br.ale është në gjendje të ecë vetë.

Në tetor të vitit të kaluar – ka shpjeguar znj. Logan – Birkley filloi të ndërmerrte hapat e saj të para dhe vetëm një javë më pas ajo gjeti forcën për të ecur mbi këmbët veta. Nëna e saj e ka filmuar momentin e veçantë në një video që tregon 10-vjeçaren duke ecur në mënyrë të pavarur për gati një minutë. “Kjo ishte distanca më e gjatë që ajo kishte ecur ndonjëherë”, ka thënë Tamra Logan.

https://www.facebook.com/watch/?v=582680648852693&t=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *