Categories
Histori

“Nuk kam frikë gratë e bukura, kam frikë nga ato të tjerat”

“Une nuk kam frike nga ato gra qe bota i quan ” gra te bukura”. Une kam frike nga ato te tjerat. Kam frike nga ato qe dalin nga shtepia me nje truk te lehte. Nga ato qe e kupton menjehere se kane kaluar nje nate te veshtire mbas syzeve qe mbajne. Nga ato qe i kapin floket me nje laps.

Nga ato qe shikohen ne pasqyre dhe buzeqeshin sepse nuk kane as nje fije floku ne vendin e duhur. Kam frike nga ato. Nga ato qe verejne hollesite, ne ato gjera te vecanta te tuat qe as ti mendoje se i kishe. Nga ato qe dine te qendrojne perkrah te tjeteve, por qe nuk dine te qendrojne perkrah vetvetes.

Nga ato qe rendin gjithe diten, por qe ndalojne te degjojn, nje te panjohur, nje mik, nje femije. Kam frike nga ato. Nga ato qe nga nje ” je e bukur” skuqen dhe ndihen ne siklet. Nga ato qe ruajne me gelozi lulediellin qe i ke dhuruar deri sa petali i fundit te jete thare dhe kercelli te rrezohet ne dysheme, humbur mes pluhurit, poshte dollapit.

Nga ato qe nuk duken, nuk shfaqen, nuk vihen re. Bota gjithmone ne vend te pare. Dhe ato mbas. Ne sfond. Kam frike nga ato, nga ato qe i buzeqeshin jetes, te gjitha ditet. Pavaresisht se kane mijera arsye per te mos e bere. Nga ato qe te degjojne vertete. Nga ato qe duan te jene te bukura, vetem ndonjehere. Vetem per dike. Nga ato qe dine te qajne.

Kam frike nga ato. Nga ato qe per te kaluar nje ore me ty, mund te pershkonin edhe tete ore me tren. Kam frike nga ato. Nga ato per te cilat ja vlen te qendrosh. Nje here te qendrosh. E kam frike mbi te gjitha nga ato qe pa thene asnje fjale te zgjedhin.

Dhe ti je teper i shperqendruar per ta vene re, shume i perqendruar per tu larguar nga nuk e di se cfare. Kam frike nga ato se me gra te bukura bota eshte plot. Ndersa nje grua te tille, nese e le te shkoje nuk do te dish kurre se ne cilen vend te botes do ta gjesh.
Nese do ta gjesh ndonjehere.”

– Abdou Mbacke Diouf –

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *