Categories
Lajme

U zbulua vetëm tani/ Liverpooli kishte vënë një klauzolë sekrete në kontratën e Coutinhos kur ky kaloi te Barcelona

Philippe Coutinho nënshkroi për Barcelona në janar të vitit 2018, por u kthye në një nga blerjet më të këqija ta klubit ndonjëherë.

Plot 160 milionë euro pagoi klubi katalunas për të siguruar shërbimet e brazilianit, por gjërat shkuan keq si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë financiar.

Detajet e kontratës që u hartua nga Liverpool kur e shitën brazilianin në “Camp Nou” janë zbuluar nga “The Mirror” dhe nuk i bëjnë mirë Barcelonës.

Sipas kësaj gazete, drejtori sportiv Michael Edwards ka futur një pakt në kontratë, ku Barcelona pas blerjes së shumë lojtarëve të tyre, nuk do të mund të marr lojtarë nga Liverpooli deri në 2021.

Kjo pasi më parë humbën edhe emra si Javier Mascherano dhe Luis Suarez.

Barcelona tentoi ta afrojë verën e kaluar mesfushorin Georginio Wijnaldum, por nuk ia arriti ta bëjë këtë, ndoshta shkaku edhe i kësaj marrëveshje.

Kontrata e holandezit do të skadojë në qershor ai mbetet në listën e dëshirave të Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *