Categories
Lajme

Xhoeli i vogël surprizon Lul Bashën me këtë letër, ja çfarë shkruhej në të

Teksa ishte në një familje pensionistësh në Berat, kreu i Partisë Demokratike është surprizuar nga djali i vogël i familjes i quajtur Xhoel.

Xhoeli në letrën që i ka dhënë Bashës shkruante: “Basha Hajde në Berat. Rama ik nga Berati”

Ndërkohë, Basha ka thënë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje të pensioneve me 5% në vit. Ndërsa për sa i përket çmimit të energjisë Basha ka thënë se do të ketë një fashë që favorizon familjet pensioniste.

“Për demokracinë Beratase. Të gjithë shqiptarët mezi po e presin. Më ka bërë shumë përshtypje se si po më presin qytetarët. E kuptoj shumë mirë se bëhet për ndryshimin që bëhet.” ka thënë Basha.

“Është realiteti kudo i pensionistëve. Nuk premtojmë mrekulli por rritja e pensionit do rritet minimalisht dy herë sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5% në vit. Të paktën do keni më shumë para nga rritja e pensionit nëse rriten çmimet. Do kemi fashë mbrojtëse 30 kilovat orë. Që familjet të kemi çmim favorizues. Se nuk mund ta paguani ju njëlloj si ata që e harxhojnë dyfish. Reforma shëndetësore do ketë rimbursim sipas diagnozës. Ai rimbursimi që është tani është e korruptuar. Ilaçet për pensionistët do të rimburoshen dhe do u kthehet dinjiteti. Cfarë është pronë publike do u kthehet pronarëve. Do ketë kthim fizik pronash pronarit. Si ai ligji i shpronësimit të dytë do të anulohet.” ka thënë kreu i PD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *