Categories
Këshilla

5 arsye pse duhet të hani 5 thelpinj arra çdo ditë

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore Omega-3, gjithashtu janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat.

1.Përmbajnë vitamina dhe minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

2.Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

3.Ushqejnë flokun: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

4.Ushqejnë lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

5.Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *