Categories
Lajme

Laporta ndan përfundimisht mendjen për trajnerin e sezonit të ardhshëm, gati t’i bëjë dhuratën e parë një super mesfushor

Georginio Wijnaldum është i preferuari i Ronald Koeman në mesfushë për merkaton dhe Laporta duket se dëshiron t’ia plotësojë dëshirën trajnerit.

Tashmë që ai ka marrë zyrtarisht drejtimin e Barçës, ka nisur punën për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Eric Garcia do të jetë afrimi i parë, ndërsa lojtarë të tjerë në fund të kontratave janë në shënjestër.

Nga ajo që bëhet me dije Georginio Wijnaldum i Liverpool ka arritur gjithashtu një marrëveshje me Barcelonën. Të dy palët kanë një para-kontratë me njëra-tjetrën, teksa ardhja e tij mund të quhet një votë besimi e Laportas për qëndrimin e Koeman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *