Categories
Lajme

Video nga “Shefqet Ndroqi”, vajza e re me koronavirus sjell në jetë foshnjën

Një lajm i mirë vjen nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku një nënë e re 19 vjeçe e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur. Mësohet se e reja e ka kryer me sukses lindjen e djalit të saj, të cilin ka zgjedhur që ta quajë Noel.

Mesazhi i mjekes:

Mireseerdhe Noel në jete❤️!
Lindja jote na jep force!
Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.
Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.
Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!❤️

https://www.facebook.com/alma.caniansary/videos/3907565689328498/?t=7

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *