Categories
Lajme

Vitin e shkuar ra në koma dhe ishte në betejë për jetën, sot shënon një supergol! (VIDEO)

Në prill të vitit të shkuar, në Francë u dha lajmi shokues që një prej lojtarëve të Montpellier ishte në gjendje kome, pasi kishte pasur komplikacione për shkak të Coronavirusit.

Bëhej fjalë për Junior Sambian, i cili jo vetëm që e fitoi betejën e vështirë për të jetuar, por ditën e sotme ka shënuar edhe një supergol.

Në sfidën mes Montpellier dhe Bordeaux, Sambia ka shënuar golin e barazimit 1-1 me anë të një goditje dënimi, duke i mrekulluar të gjithë me ekzekutimin perfekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *