Categories
Histori

Duajini dhe respektojini prindërit tuaj, sepse është një mundësi që vjen vetëm një herë ne jetë

Isha me familjen time për një drekë në restorant. Që kur hymë e deri kur dolëm pas dy orësh, një grua e moshuar dhe e kërrusur, priste e ulur në një bordurë me një letër në dorë. U bëra kurioz, u afrova tek ajo dhe e pyeta: “Nëne çfarë po pret këtu? A të duhet ndonjë gjë?” Ajo mu pëgjigj pa më parë fare: “Djali im ka shkuar diku dhe pas pak do vijë të më marrë.”

Nisa të dyshoj, u ulëm përsëri me familjen dhe pritëm edhe një orë tjetër. Shkova përsëri dhe sapo iu afrova më tha: “Djali im ka shkuar diku dhe pas pak do vijë të më marrë.” I vura dorën mbi supe dhe i thashë: “Mirë nëne mirë, a mund ta lexoj çfarë shkruan në atë letër?” Pa hezitim, ajo ma dha letrën dhe tha: “Ma ka lënë im bir që ta mbaj derisa ai të kthehet!”

E hapa letrën e zhubrosur dhe të djersitur nga shtrëngimi për orë të tëra nga dora e asaj nëne dhe lexova: “Porosi për atë person që e gjen këtë plakë, i lutem ta dërgojë në shtëpinë e pleqve!”
Nuk arrij ti kuptoj dot këta lloj djemsh, gjithsesi unë e zbatova porosinë e tij.

Mësimi:
Respekti dhe përkushtimi karshi prindërve, është një veprim aq i dashur tek Zoti, sa që mund të krahasohet me adhurimin karshi tij. Thënë ndryshe, nëse ti ushqen, pastron, përgëzon, respekton prindërit, është sikur të jesh duke u lutur në një xhami apo në një kishë. Duajini dhe respektojini prindërit tuaj, është një mundësi e cila vjen vetëm një herë në jetë, nuk ka prindër të dytë pasi të jenë larguar nga kjo botë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *