Categories
Lajme

“Nëse nuk do ishte ky lojtar te Barcelona, Neymar do ishte rikthyer”

Eric Abidal u largua nga Barcelonë në verën e shkuar, pas rezultateve të dobëta të ekipi, teksa një pjesë të madhe të fajeve për dështimin tifozët ia ngarkuan atij. Francezi nuk foli tani, por sigurisht nuk do të heshtte përgjithmonë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka treguar se mund ta kishte marrë Neymar nëse drejtuesit nuk do të kishin blerë Griezmann dhe kishin shfaqur pengesën e gjyqit me brazilianin. Abidal tregoin edhe mosmarrëveshjet për trajnerët.

“Dhjetë ditë para se të mbyllej merkato, unë isha në Paris duke biseduar me Leonardon. Nëse nuk do të kishim nënshkruar Griezmann më parë, unë jam totalisht i bindur se Neymar do të ishte rikthyer. Një nga argumentet kundër Neymar ishte se ai kishte një çështje gjyqësore kundër klubit, kështu që nuk ishte e lehtë.

Drejtuesit e Barçës thanë se ai do të duhej të ndalonte procesin gjyqësor nëse dëshironte të kthehej. Por ky nuk ishte problemi im sepse nuk isha në klub kur ndodhi ajo mosmarrëveshje. Sipas mendimit tim, unë isha në gjendje ta rikthej Neymar në Barcelonë, por nuk ndodhi. Kishim nevojë për një sulmues anësor dhe kur Neymar ishte në Barcelonë, niveli i tij ishte i pabesueshëm.

Neymar apo Griezmann? Nuk ka të bëjë me thënien se cili lojtar është më i mirë, por pozicionin që duhet të përmirësonim. Presidenti, megjithatë, vendosi të nënshkruajë Griezmann. Në janar 2020, kur shkarkuam Valverde deshëm të sillnim Pochettinon.

Unë i thashë bordit se duhej të sjell trajnerin më të mirë në treg. Ua bëra të qartë atyre që nuk duhet të mendonin politikisht sepse ai ishte te Espanyol më parë. Unë doja më të mirin dhe ai është një nga më të mirët në sportin tonë.

Në dhjetor të vitit 2018, pas një analize të plotë të trajnerit, unë rekomandova largimin e Ernesto Valverde. I thashë presidentit (Bartomeu) se besoja se ky ishte vendimi që ai duhej të merrte tani. ‘Dhe ai tha:’Jo, nuk është e lehtë’.

Në vend të kësaj, ai mori vendimin për të rinovuar kontratën e trajnerit dy muaj më vonë, e kundërta e asaj që unë kisha sugjeruar. Sigurisht, unë e pranova vendimin dhe vazhdova t’i jap trajnerit mbështetjen time të plotë, por ishte paksa e çuditshme”, tregoi Abidal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *