Categories
Lajme

Refuzon PSG-në dhe Chelsean sepse po pret ofertën e Barcelonës

arë e madhe po bëhet për të siguruar shërbimet e David Alaba, i cili do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë nga Bayern Munchen. “Xholi” austriak kërkohet nga Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe PSG.

Gazetari gjerman i SkySportDE, Max Bielefeld raporton se 28-vjeçari e ka ndarë mendjen dhe dëshiron transferimin në Spanjë. PSG ka tentuar ta tundojë me një rrogë faraonike, por Alaba ka refuzuar kampionët e Francës.

Edhe Thomas Tuchel besonte se mund ta kishte te Chelsea sezonin e ardhshëm, por insistimi për lojtarin e korsisë së majtë ka shkuar dëm. Alaba preferon Real Madrid ose Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *