Categories
Lajme

66-vjeçarja nga Vlora i rrënqeth të gjithë, tregon vuajtjet e saj: Ja çfarë më bëri nusja (video)

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua 66-vjeç nga Vlora e cila rrëfen se ka një marrë dhënie shumë të keqe me nusen dhe djalin e saj.

Mirela Milori: Ti nga vjen? 66-vjeçarja: Jam bijë nga Elbasani, jam martuar në Vlorë, kam 40 vjet aty dhe bëra 4 fëmijë. Fëmijët i rritëm, na dha shteti një hyrje në pallat, dhomë, kuzhinë, aneks. Të 4 fëmijët aty janë lindur, tani janë të martuar të. Kam 3 djem dhe një vajzë. Bëmë një dyqan dhe shtëpi, aty afër banesës që jetoja.

Mirela Milori: Bletë një tokë dhe ndërtuat mbi truall një ndërtesë që ishte dyqan dhe shtëpi. 66-vjeçarja: Po, ndërsa hyrjen e pallatit e kam shitur për djalin, ky që më ka përzënë nga shtëpia me gjithë nusen e tij.

Mirela Milori: Të gjithë u martuan, shkuan në punët e tyre, ju jetonit me djalin e vogël dhe me nusen e djalit në shtëpinë që ndërtuat.

66-vjeçarja: Po tek kati i dytë. Tek shtëpia tjetër zihet nusja e djalit me burrin që kisha gjallë dhe ky i përzuri, ikën me qira. Ishin me dy fëmijë. Djali kishte 2 vite që kishte dalë nga burgu dhe rrinte me ne.

Mirela Milori: Sa urdhra mb rojtje ke marrë? 66-vjeçarja: 6 muaj urdhër mbrojtje nga nusja e djalit. Nuk dilja dot të merrja një shishe kos se më sh anin, më rr ihn in. Mora plaçkat e mia dhe kam ardhur në Tiranë tek njerëzit e mi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *