Categories
Lajme

Gratë serbe ngrihen në protestë: Boll me këtë gjë që po bëni kundrejt shqiptarëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Racizimit, lëvizja “Gratë me të Zeza” kanë dënuar gjuhën e urrejtjes dhe intolerancës kundrejt komunitetit shqiptar në Serbi. Sipas tyre, përfaqësuesit e shtetit kanë nxitur urrejtje dhe racizëm ndaj komuniteteve. Lëvizja ka dënuar shfaqjet e ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin, i cili përdori fjalën “shiptar” për shqiptarët. Në këtë protestë, “Gratë me të Zeza”, i kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të reagojnë kundrejt atyre që përhapin diskriminim racor.

isa ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç publikoi në rrjetet sociale një hartë të Kosovës që ishte mbuluar me flamurin serb. Ky postim solli shumë reagime, përfshirë edhe atë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *