Categories
Lajme

Ishte afër largimit në merkaton e kaluar/ Ylli i Barçës zbulon sekretin: Në fillim isha i dobët. Tani…

109 ndeshje, 28 gola dhe 20 asiste në ndeshjet e luajtura me Barcelona-n në të gjitha kompeticionet, por edhe shumë probleme fizike.

Po flasim për Ousmane Dembele, talent francez i transferuar nga Borussia Dortmund te Barcelona në 2017-ën. Një eksperiencë në Katalonjë që duhet të përmirësuar akoma, por situata duket se ka ndryshuar.

Merita duket se është e rikuperimit të formës fizike. Për këtë ka folur vetë 23-vjeçari në një intervistë të dhënë për Telefoot.

“Dua të punoj shumë, për të dhënë gjithçka në fushë, por, të them të drejtën, kur kam mbërritur te Barcelona në 2017-ën kam qenë shumë i dobët”, ka pranuar Dembele në lidhje me fizikun e tij dhe dëmtimeve të shumta që ka pësuar.

“Tani kam ndryshuar fizikisht dhe ndihem mirë dhe shumë i përgatitur për të përballuar ndeshjet. Duhet të them se gjërat po shkojnë më mirë në këtë sezon dhe jem përmirësuar shumë falë përgatitësve atletikë”.

“Gjithçka ka ndryshuar në krahasim me më parë. Ndihem mirë me veten dhe nuk e fsheh se në tre vitet e fundit kam vuajtur shumë për dëmtimet e shumta që kam patur. Por janë eksperienca jete që duhen marrë me një buzëqeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *