Categories
Histori

8 “gënjeshtrat” e nënës sime që nuk do i harroj kurrë

Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfër, nuk kishim ushqim që do të na mjaftonte.

Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz ashtu që ta largojmë urine. Pasi e mbaroja pjesën time, nëna edhe pjesën e saj ma dhuronte mua, dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.” Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj.

Kur u rrita pak, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshq në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse ha peshk do të më ndihmojë në zhvillimin tim. Një herë me lejen e Allahut kishte nxënë dy peshq. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i përgatisë, i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rrëqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj. Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!” Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj.

U rrita dhe duhej që unë patjetër të shkoja në shkollë, por nuk kishim pasuri që t’i mbulojmë shpenzimet e shkollës. Nëna shkoi në treg dhe bëri marrëveshje me një tregtar të rrobave, që ajo të ecte shtëpi për shtëpi për të prezantuar mallin. Një natë dimri u vonua nëna ime ndërsa unë po e prisja në shtëpi, dola ta kërkoj në rrugë afër lagjes, e gjeta duke bartur rrobat dhe duke trokitur shtëpi për shtëpi, e unë e thirra: “Oj nënë, eja të kthehemi në shtëpi sepse është bërë vonë dhe moti është i ftohët, ti nesër mundë ta vazhdosh punën qysh prej mëngjesit. Buzëqeshi nëna dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e lodhur.” Kjo ishte gënjeshtra e tretë e saj.

Në shkollë kishim provim përfundimtar dhe nëna këmbënguli të vinte me mua. Hyra në provim e ajo qëndronte jashtë duke më pritur mua, në nxehtin e madh. Kur cingëroi zilja dhe përfunduam, dola, ndërsa ajo më përqafoi fortë dhe me ngrohtësi, më pas më përgëzoi për suksese të mëtutjeshme.

Me vete kishte një lëng të cilin e ruante për mua kur të dal nga provimi, piva nga ajo dhe shujta etjen, por nënës time i dilnin djersët në fytyrën e saj nga vapa e madhe, ia ofrova lëngun menjëherë dhe i thashë: “Pi o Nëna ime!” Ndërsa ajo ma ktheu: “O biri im! Pije ti se unë nuk jam e etur.” Kjo ishte gënjeshtra e katërt.

Pas vdekjes së babait tim, nëna ime jetoi si e vejë dhe përgjegjësitë e shtëpisë ranë mbi atë, kështu që ajo duhej të sjellë të gjitha gjërat e nevojshme në shtëpi. Jeta u bë e vështirë dhe filluam të ndiejmë urinë.
Xhaxhai im ishte njeri i mirë dhe jetonte afër nesh, na sillte ushqime me të cilin largonim urinë, e kur fqinjët tanë panë gjendjen tonë të vështirë që dita ditës po keqësohej, e këshilluan nënën time që të martohej me ndonjë burrë që do të shpenzonte për atë, por ajo u përgjigj: “Nuk kam nevojë për dashuri.” Kjo ishte gënjeshtra e pestë.

Kur mbarova studimet universitare, gjeta një punë të mirë deri diku, mendova se tash është koha që nëna ime të pushoj, e unë të marr mbi supe obligimet e familjes. Në atë kohë ajo nuk kishte shëndet të mirë që t’ia mundësonte asaj ecjen shtëpi për shtëpi, kështu filloi të shiste perime. I caktova një pjesë të rrogës sime vetëm e vetëm ta linte punën, refuzoi t’i marrë dhe tha: “O biri im! Ruaji paratë e tua, unë kam aq pasuri sa të më mjaftoj!” Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj.

Punoja dhe në të njëjtën kohë regjistrova magjistraturën, vërtetë korra suksese dhe në të njëjtën kohë mu ngrit paga e punës. Firma në të cilën punoja ishte Gjermane, kështu që, më transferuan në degën kryesore të saj në Gjermani, u ndjeva shumë i lumtur. Fillova të ëndërroj për fillim të mbarë dhe jetë të lumtur, pasi udhëtova dhe u vendosa, i telefonova nënës time që të vinte të jetonte me mua, por ajo nuk donte të më ngushtojë dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë me standard të lartë.” Kjo ishte gënjeshtra e shtatë e saj.

U plak nëna ime dhe atë e goditi sëmundja e kancerit në sy, dikush duhej të ishte afër saj që ta mjekoj, por mes meje dhe asaj kishte shtete. Lash çdo gjë dhe shkova ta vizitoj, ishte e shtrirë në shtrat pas kryerjes së operacionit. Kur më pa u mundua të buzëqesh, por zemra ime digjej pasi ajo ishte e dobësuar. Nuk ishte nëna ime që e njihja më parë, filluan të më rridhnin lotët ndërsa ajo mundohej të më qetësonte. Më tha: “Mos qaj o biri im, unë nuk po ndiej dhimbje.” Kjo ishte gënjeshtra e tetë e saj dhe e fundit. Pasi ma tha këtë, ia mbylla sytë që më kurrë nuk i hapi. Për çdokënd që ka një nënë gjallë: “Ruaje këtë dhunti të madhe para së të pikëllohesh për humbjen e saj.”
Për çdo kënd që ka humbur nënën e tij: “Kujtoje çdo herë se sa shumë është lodhur ajo për ty. Mos e harro në lutjet e tua, Zoti të mëshiroftë!”

Shpërndaje këtë postim ne miqtë e Tu dhe le të jetë ky shkrim në profilin tënd si dëshmi e dashurisë ndaj prindit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *