Categories
Lajme

Burri i ndërroi jetë në aks.ident, gjyshi nxjerr në rrugë nusen shqiptare 25-vjeçare me 3 fëmijë

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Denisa 25 vjeç dhe nënën e tre fëmijëve,përkatësisht të moshës 9 vjeç, 5 vjeç dhe 1 vjeç. Denisa humbi bashkëshortin në 16 Qershor të 2020, si pasoje e një aksidenti ai u nda nga jeta. Denisa pas 11 vitesh martesë u gjend e vetme me tre fëmijë, gjyshi i bashkëshortit e përzuri nga shtëpia pas të 40-ave të nipit. Denisa punon, por nuk arrin te mbuloje dot shpenzimet .Ajo aktualisht jeton në ambientet e një lokali pasi nuk mundet dot të përballojë shtëpinë me qira.

Mirela Milori: Si e kujton martesën tënde?

Denisa: Ka patur raste që nuk ka shkuar dhe aq mirë sepse ishin gjyshërit e burrit që na i fusnin ato xixat ndaj meje, kemi pasur dhe raste që kemi kaluar mirë.

Mirela Milori: Më fole për gjyshërit e burrit, po prindërit?

Denisa: Në fakt vetëm të ëmën ia njoh që po mi mban fëmijët për momentin, babain nuk ia njoh fare kush është sepse e ka lënë kur ka qenë shtatzënë dhe kur ka lindur burri im, e kanë mbajtur gjyshërit, domethënë prindërit e vjehrrës.

Mirela Milori: Më the që fusnin problematika, pse?

Denisa: As vetë nuk e kam kuptuar se për çfarë edhe pse unë jam martuar shumë e vogël 14 vjeç, ndoshta ishte papjekuria ime, as vetë nuk e di deri më sot.

Mirela Milori: Kur u nda bashkëshorti nga jeta?

Denisa: Po bën 9 muaj, në 16 Qershor. Vd.iq në një aksident me motor.

Mirela Milori: Si vazhdoi më tej jeta jot, ti vendose të qëndrosh tek bashkëshorti?

Denisa: Nuk kisha se ku të shkoja, e doja të rrija aty ku kisha ndenjur më përpara tek shtëpia e gjyshit, por më tha do rrish 40 ditë dhe do ikësh me fëmijët e tu. U detyrova pastaj, ka dalë një mik, ajo nuk është një shtëpi, por lokal që nuk ka përfunduar akoma dhe aty po rri për momentin.

Mirela Milori: Në momentin që gjyshi të thotë pas 40 ditësh do dalësh, fole me të, i the që nuk ke ku të shkosh?

Denisa: Ai i ka thënë mamit tim që merre ngë Greqi, por ajo nuk ka pasur mundësi të më marrë. Prindërit i kam të divorcuar, babi është një Lushnjë dhe nuk bëhem shumë me të sepse është një histori tjetër. Mamin dhe vëllain i kam në Greqi dhe nuk mund të shkoj sepse këtu kam një ndihmë, kam vjehrrën që më mban fëmijët dhe unë vetë punoj. Aty s’ka kush mi mban fëmijët, se mami punon, ai punon.

Mirela Milori: Vjehrra është bashkë me ty? Jetoni në atë lokalin të dyja? Po ai i tha edhe të bijës të largohet apo vetëm ty?

Denisa: Jo ajo ka shtëpinë e vetë, por nuk e ka shumë të madhe që të rrijmë aty. Ajo ka dhe një djalë tjetër, është shkëputur nga i biri dhe ka ardhur me mua. Më ka thënë në momentin që vdiq djali im, ti do bëhesh vajza ime. Më ka mbështetur shumë dhe nuk di si t’ja shpërblej një ditë.

Mirela Milori: Çfarë punon?

Denisa: Punoj në një lavanteri. Marr 280 mijë lekë por është shumë e vështirë. Vjehrra mbledh bidonë kur unë shkoj në shtëpi, del ajo. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *