Categories
Lajme

E dini cilat janë 10 fjalët e para që thonë shumica e bebeve?

Ata thonë fjalën e parë dhe ju ndiheni sikur keni një përballë një gjeni të vogël që jua mbushi zemrën plot. E kemi parasysh sa emocionues është fjala e parë me kuptim që bebushi juaj nxjerr nga goja, por e dini cilat janë më të famshmet? Pas një sondazhi, ku morën pjesë rreth 11,000 prindër, u arrit në përfundimin e listës më poshtë.

Cilat janë?

1. Dada, Baba, Ba

2. Mama, Ma

3. Ta, Tata

4. Jo

5. Bye

6. Bebi

7. Qeni

8. Makina

9. Rosa

10. Nëna

Pse janë pikërisht këto fjalët e para të një bebushi?

Nuk është surprizues fakti që variante të ndryshme të fjalës “mami” ose “babi” të jenë në krye të listës. Shpesh, baballarët kanë nderin të dëgjojnë fëmijët e tyre t’i thërrasë me statusin e ri pasi “baba” është më e lehtë për t’u thënë se “M-ja” tek “mama”. Përsa i përket kafshëve, ka bebusha që për herë të parë thonë fjalën “qeni”, “macja” ose “rosa”, prandaj merreni shtruar.

Në pjesën më të madhe të rasteve kjo ndodh sepse këto janë fjalët që bebushat tuaj ju dëgjojnë t’i përsërisni vazhdimisht.

Burimi: Pop Sugar/ Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *