Categories
Lajme

Lajmi për testin Covid, familja Kardashian ka një zakon të çmendur për ta marrë vesh

Në “Bitch Sesh”, i ftuari Andy Cohen foli edhe për vizitën që i bëri familjes Kardashian gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tij, ajo ka një rregull të çmendur për ta mbajtur shtëpinë pa Covid-19.

Andy tregoi se i duhej të takonte familjen për një intervistë për E!News dhe kur dita erdhi, ai u dërgua në qendrën e preferuar të Kardashians për testimin ndaj Covid.

“Pasi bëra testimin, stafi më tha se s’do ma jepte përgjigjen direkt, kështu që më çuan drejt e te shtëpia e Chloe Kardashian. Në makinë, shoferi më tha të prisja sepse dikush do më çonte tek dera.

“Nëse porta e dytë do të hapet, atëherë je negativ dhe mund të hysh në shtëpi, në të kundërt, dera nuk do të hapet dhe kjo do të thotë se ke rezultuar pozitiv” – m’u drejtua shoferi.

Cohen thotë se u shokua dhe s’po e besonte, ndërkohë që edhe drejtuesit e podcast-it duken po aq të surprizuar.

Pasi arriti të kalojë me sukses një rrugë të gjatë dhe dy dyer të hapura, Andy ishte në gjendje të përfundonte intervistën, “For Real: The Story of Reality TV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *