Categories
Lajme

Laporta e konfirmoi në stol, Koeman do bëjë dy role te Barcelona/ Holandezi iu ka vënë kushte të forta

Ditën e djeshme trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman dhe presidenti Joan Laporta zhvilluan një takim të gjatë ku morën vendim për të ardhmen e trajnerin dhe projektin e ri të skuadrës katalanase. Bordi i Barcelonës i shprehu besim të plotë Koeman dhe e konfirmoi në stol të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm, kur i përfundon kontrata me Barcelonën.

Përveç kësaj, Koeman ka pasur kërkesat e tij konkrete. Trajneri ka kërkuar që merkatoja e Barcelonës të mos bëhet pa dijeninë e tij. Ai nuk dëshiron asnjë lojtar, që nuk është në planet e tij, përndryshe do të ndodhë si me Pjanic ose Fernandes, që ngrohin stolin.

Koeman dëshiron t’u tregojë lojtarëve planet e tij përpara se ata të vendosin nëse duan të vijnë në Barcelonë. Jo vetëm kaq, por holandezi është gati të ndërhyjë për të negociuar me lojtarë specifikë për të ardhur në “Camp Nou”. Deri më tani nën drejtimin e Koeman, Barcelona nuk ka bërë asnjë afrim.

U larguan Suarez, Vidal dhe Rakitic, por asnjë zëvendësues për ta nuk erdhi. Në këtë mënyrë Koeman ka kërkuar afrime dhe ka pikasur tre lojtarë që tashmë dihen: Georgino Wijnaldum, Eric Garcia dhe Memphis Depay, të tre në fund të kontratave të tyre dhe të gatshëm të vijnë te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *