Categories
Lajme

Ronaldo nuk kursehet, i bën një dhuratë të “vogël” mamasë për ditëlindjen

Surpriza njëra pas tjetrës për nënën. Cristiano Ronaldo nuk pushon sa i përket dhuratave që bën për nënën e tij Dolores.

Ajo, shumë krenare për djalin, është veçanërisht e çmendur për veturat marramendëse që sulmuesi i Juventus blen për të në çdo rast. Për shembull, 100 mijë euro Mercedes GLC Coupè 350, dhënë si një dhuratë për ditën e nënës. Por 65-vjeçarja është me të vërtetë e çmendur për Porsche Boxster-in e saj të bardhë, të cilin CR7 ia dhuroi në 2015-tën për Krishtlindje dhe veçanërisht për ditëlindjen e saj.

Siç mund të shihet nga profili i saj në Instagram, Dolores shpesh shfaqet në shoqërinë e makinës së saj dhe gjithmonë e qeshur. “Këtu është lodra që më dha i dashuri im”, shkroi ajo ditën kur e mori për herë të parë. Por edhe vite më vonë, gëzimi i Dolores Aveiro është gjithmonë e njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *