Ashley Tisdale dhe partneri i saj Christopher French e kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Ata zgjodhën një emër shumë unik për vogëlushen.
Aktorja 35-vjeçare zbuloi se vajza e saj e vogël quhet Jupiter Iris French, e lindur të martën më 23 mars 2021. Ashley njoftoi lajmin e mahnitshëm me një foto bardh e zi me vajzën e saj.
Ajo zbuloi shtatzëninë e saj në shtator dhe një muaj më vonë tregoi se priste një vajzë. Lajme të tilla shenjojnë jetën e njeriut dhe Ashley e ka përsëritur disa herë se e ka pritur me padurim ditën që do të kishte të bijën në krahë.