Categories
Lajme Shëndeti

“Kam pirë ujë me limon çdo ditë për 14 ditë! Ju shpjegoj çfarë më ndodhi”

Uji me limon është cilësuar gjithmonë si një mbrojtës i shëndetit dhe mirëqenies. Për të thuhet se ndihmon me tretjen, detoksifikon mëlçinë, fshin shenjat e plakjes, përshpejton metabolizmin, ndihmon me depresionin dhe ankthin, parandalon kancerin etj. Dyshojmë se mund t’i bëjë të gjitha këto, megjithatë, edhe nëse i bën disa prej tyre është mirë.

Për të parë impaktin që uji me limon ka në trupin e njeriut, gazetarja Dina Gachman ka kryer një eksperiment 2-javor, ku gjatë kësaj periudhe ka konsumuar çdo ditë ujë me limon. “Ja çfarë mësova”, thotë Dina.

Perfekt për pastrimin e lëkurës – Limonët janë të pasur në antioksidues, lëndë ushqyese këto që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe largojnë radikalët e lira – përfshirë edhe ata që shkaktojnë rrudha dhe shenja të tjera të plakjes në lëkurë. (Prandaj shumë serume për lëkurën përmbajnë antioksidues si vitamina C, dhe shumë dermatologë rekomandojnë që të konsumoni ushqime të pasura me antioksidues.

“Nuk prisja ndonjë mrekulli dhe nuk e gjeta atë”, tregon Dina. Megjithatë, nga java e dytë, fillova të vërejë një përmirësim të lehtë në lëkurë. Dukeshin më pak njolla në fytrë, më e pastër dhe më e shndritshme.

Lehtëson fryrjen e barkut – Shumë njerëz konsumojnë ujë me limon (të ngrohtë ose të ftohtë) për të lehtësuar tretjen dhe fryrjen e barkut. Ekspertët gjithashtu thonë se acidi citrik tek limoni shërben si shtojcë e acideve natyrale të stomakut për të tretur ushqimet. Uji me limon gjithashtu është një burim i mirë i kaliumit, mineral ky që mban nën kontroll nivelet e sodiumit.

“Në fillim, nuk isha sigurt nëse uji me limon po ndryshonte ndonjë gjë, por pas pak ditësh fillova të ndihesha më pak e fryrë”, tregon Dina.

Lufton ftohjen – Qitrot si limonët janë të lartë në vitaminë C, një antioksidues që parandalon ftohjen dhe ul inflamacionin në trup. Duhet pirë ujë me limon për një kohë të gjatë për të vërejtur diferencën në inflamacion, prandaj është e vështirë të ndiesh impaktin e ujit me limon në sistemin imunitar për vetëm 2 javë. Megjithatë, thotë Dina, nuk u sëmura gjatë dy javëve të eksperimentit.

Ndihmon në rënien në peshë – Gjatë një eksperimenti të kryer tek minjtë, hulumtuesit shkencorë zbuluan se polifenolët tek lëkura e limonit ndaloi shtimin në peshë tek minjtë për 12 javë.

“Në dy javë humba vetëm 0.4 kg, dhe nuk dihet nëse i humba falë ujit me limon. Në rastin tim, mendoj se uji me limon më ndihmoi më shumë me motivimin. Pasi e nisja ditën me diçka të shëndetshme si uji me limon, ndihesha më energjike në punë, konsumoja ushqime të shëndetshme dhe shmangia pije kalorie si lëngu i portokallit dhe pijet e gazuara”, tregon Dina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *