Categories
Receta

Pjata e ditës: Shishqebap vegjetarian i pjekur në furrë

Sot do të përgatitim shishqebap me perime të ndryshme. Konsumimi i perimeve me ngjyra të ndryshme mundëson ushqyerjen e trupit në sasi të mjaftueshme dhe të shëndetshme me fibra, minerale, acide yndyrore dhe nutrientë të tjerë të nevojshëm për organizmin.

Shishqebapi me perime të ndryshme është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe super i shijshëm.

Përbërësit: 1 karotë, 1 kungull, 1 spec, 1 patate, 1 domate, 1 qepë, 2 kërpudha, pak rozmarinë, disa gjethe majdanoz, pak piper, 30 ml vaj ulliri, 10 gr kripë

Përgatitja: Pastrojmë e lajmë të gjitha perimet dhe i presim në forma rrethore ose kubik. Për këtë recetë mund të përdorim çdo lloj perime që dëshirojmë. Perimet e prera i hedhim në enë veç e veç. Në shufrën e shishqebapit i kalojmë të gjitha perimet duke i kombinuar sipas dëshirës.

Shishqebapët e përgatitur i vendosim në një pjatancë dhe i marinojmë me kripë, vaj e piper. I lemë të pushojnë për gati 5-6 minuta dhe i pjekim në furrë të parangrohur për 10 minuta. Shishqebap me perime janë gati. I shërbejmë të ngrohtë së bashku me pjata të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *