Categories
Shëndeti

Sëmundjet, tri arsyet pse gratë diagnostikohen më vonë se burrat

Kur vjen puna te sëmundjet, gratë diagnostikohen më vonë se burrat. Ky është një fakt, i analizuar në detaje nga një studim danez.

Të dhënat e studimit tregojnë se një grua diagnostikohet të paktën 2 vjet e gjysmë më vonë se një burrë. Sa i përket diabetit, një grua diagnostikohet 4.5 vjet më vonë se një burrë.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e plot 6.9 milionë njerëzve. Vonesat në diagnostikim i atribuohen shkaqeve të ndryshme ku përfshihen: faktori genetik, mjedisi dhe paragjykimet gjinore në sistemin shëndetësor.

Gjetjet e studimit ishin shumë befasuese për rrethin e shkencëtarëve dhe ekspertëve. Kjo, për arsyen sepse meshkujt zakonisht kanë tendencën të shtyjnë dhe anashkalojnë rëndësinë e një vizite tek mjeku.

Osteoporoza bën përjashtim – Studimi tregoi se osteoporoza, ose sëmundja që dobëson kockat, bën përjashtim në trendin e mësipërm të diagnostikimit. Në rastin e osteoporozës, gratë diagnostikohen përpara se të vuajnë nga një frakturë.

Për meshkujt ndodh e kundërta – Tek diagnostikimi i sëmundjeve luan një rol edhe përcaktimi i pavullnetshëm dhe paragjykimi gjinor që u bëhet sëmundjeve. Për shembull, osteoporoza njihet si ‘sëmundje e grave’. Kjo mund të jetë arsye përse burrat anashkalojnë vizitat për shëndetin e kockave dhe më pas diagnostikohen me sëmundje në një fazë të rëndë të saj.

Sëm,undjet e zemrës, njihen si ‘sëmundje për burrat’ e kjo mund të jetë arsyeja përse analizat janë disi të anshme e të orientuara drejt specifikave shëndetësore të një burri.

Ndryshimet gjinore dhe biologjike janë një bazë e fortë që duhen marë në konsideratë gjatë kryerjes së analizave, thonë ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *