Categories
Lajme

Shkurt dhe pastër: Pse burrat kanë frikë nga gratë inteligjente

Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një grua inteligjente përkrah! Do u sugjeroja ta mendonin mirë.
Gratë inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin limite. Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten sesa me ty.

Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet apo të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe merr përsipër përgjegjësitë e saj. Ka patur një jetë para teje dhe e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.

Ajo të informon dhe nuk kërkon leje. Këto gra nuk duan një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd dhe as t’i tregojnë rrugën ndokujt. Duan të ecin përkrah teje.

Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj apo ajo që ti bën me të. Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, “trashësinë” apo sjelljen e saj seksuale, sepse gjykimi i tillë është dhunë emocionale. Ajo e di këtë.

Prandaj, para se të thuash se do një grua inteligjente, pyete veten nëse je vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *